Për projektin Materialet Fushatat Media
Për ne

Për ne

Prej vitit 1998 OHO e realizon misionin e saj për të ndryshuar paradigmat shoqërore, me vizionin për Maqedoninë si pjesë e institucioneve euro - atlantike.

Besojmë se shteti ynë mund të realizojë këta qëllime me reforma të shpejta në sektorët kritik dhe me zhvillimin e vetëdijes individuale të qytetarëve për të drejtat dhe obligimet e tyre ndaj shtetit të tyre dhe ndaj shoqërisë në të cilën jetojnë.

Me qëllim që të realizojmë këtë mision. OHO zhvillon modele, programe dhe projekte në sferën e:

• EDUKIMIT

• KOMUNIKIMIT DHE MARKETINGUT SOCIAL

• KONSALTINGUT

OHO ka një eksperiencë shumëvjeçare në zhvillimin e modeleve dhe platformave edukative të cilat me sukses shfrytëzohen në arsimimin formal dhe joformal në të gjitha institucionet edukative - arsimore. Nëpërmjet të projekteve dhe programeve të cilat i realizojmë, sigurojmë ndryshime strukturore dhe prezantimin e metodologjive të reja për përmirësimin dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe sektorit qytetar. Përpilojmë vegla edukative, materiale didaktike, metodologji edukative dhe punëtori, me të cilat integrojmë përmbajtje dhe praktika aktuale nga sfera e edukimit ekologjik, zhvillimit të qëndrueshëm, sundimit të së drejtës, internet teknologjive dhe ngjashëm, në sitemin edukativ – arsimor të Republikës së Maqedonisë. 

Tanimë shtatë vite OHO prodhon emisionin televiziv për fëmijë “5+” i cili emetohet në dy televizionet kombëtare (Telma dhe Alsat-M), në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe. Arritëm që emisionin për fëmijë prej projektit edukativ, ta transferojmë në një brend të njohur të produksionit për fëmijë jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë. Sipas Këshillit për radiodifuzion, emisioni është një shembull i rrallë pozitiv i emisionit novativ për fëmijë, i cili ka ndikim jo vetëm mbi fëmijët, por edhe mbi prindërit dhe shoqërisë në tërësi.

Materialet edukative didaktike, materialet prodhuese didaktike dhe fushatat të cilat janë pjesë përbërëse e projekteve tona, janë lehtë të njohura dhe kanë ndikim të fuqishëm në ndryshimin e vetëdijës, krijimin e shprehive dhe arsimimit.


sponsor logo sponsor logo sponsor logo